Google ADS

Real Madridi reagon për lajmin se Sergio Ramos shkeli rregullat anti-doping

21:08 | 23 Nëntor 2018
Arbresh.info

Real Madridi ka lëshuar ​​një deklaratë duke këmbëngulur se Sergio Ramos kurrë nuk i ka shkelur rregullat e kontrollit anti-doping.

Gazetat Der Spiegel, L’Espresso dhe disa mediume të tjera evropiane shkruan gjatë ditës se Ramos nuk e bëri një test doping pas fitores në finale të Ligës së Kampionëve në 2017 ndaj Juventusit.

Kishte edhe raste të tjera ku qasja anormale e Real Madridit ndaj rregullave anti-doping u lejua të rrëshqiste nga UEFA dhe nga autoritetet spanjolle.

“Në lidhje me informacionin e publikuar nga Der Spiegel duke iu referuar kapitenit tonë Sergio Ramos, klubi deklaron si vijon: 1. Sergio Ramos kurrë nuk ka shkelur rregullat e kontrollit anti-doping”.

“2. UEFA kërkoi informacion në kohë dhe e mbylli çështjen menjëherë, siç është e zakonshme në këto raste, pas verifikimit nga vetë ekspertët e Agjencisë Botërore Anti-Doping, AMA dhe UEFA vetë”.

“3. Lidhur me pjesën tjetër të përmbajtjes së publikimit të lartpërmendur, klubi nuk shprehet para provave të natyrës së tilla të patolerueshme”, thuhet në reagimin e klubit.

Sergio Ramos është kapiten i Real Madridit dhe njëri ndër më meritorë për triumfin e trefishtë në Ligën e Kampionëve

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme