Real Madridi do të luaj një ndeshje të vështirë këtë mesjavë në kuadër të Ligës së Kampionëve ku do të jetë mysafir i Atalantës.
Dy ditë para kësaj ndeshje, Ancelotti ka bërë të ditur listën e lojtarëve të ftuar për këtë sfidë, shkruan Arbresh.info.
Lajmi më i mirë për madrilenët është se futbollisti brazilian, Vinicius Junior është rikthyer dhe do të jetë gati për këtë sfidë.
Përkundër një lëndimi që pësoi Bellingham në ndeshje me Gironën që ia pamundësoi të vazhdojë sfidën, ai do të jetë gati për t’u përballur me Atalantën dhe është i ftuar në listë.
Gjithashtu edhe Rodrygo është rikthyer pas mungesës në ndeshjen e fundit në fundjavë.
Jashtë kësaj ndeshje do të mbetet Mendy i cili u lëndua në fitoren e Realit ndaj Gironës, po ashtu ende nuk janë rikuperuar as Alaba, Carvajal e Militao ku këta dy të fundit kanë probleme me ACL.
Ndeshja mes fituesit të Ligës së Kampionëve dhe atij të Ligës së Evropës luhet të martën me fillim nga ora 21:00./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...