Real Madridi më në fund ka prezantuar super talentin e ri Vinicius nga Flamengo pas bisedimeve thuajse që një vit.
Gjiganti në La Liga më në fund siguroi një marrëveshje prej 35 milionë funta të pranuar gjatë muajit maj, transmeton portali arbresh.info.
Bashkëkombësi i Viniciusit dhe legjenda e Bernabeut, Ronaldo ishte aty për të shikuar prezantimin e tij para se të shkrepte gjithashtu disa foto ‘selfie’ me 18-vjeçarin.
“E di që adaptimi nuk do të jetë i lehtë, por unë jam i gatshëm”, ka thënë sulmuesi i ri.
“E falënderoj Florentino Perezin, Jose Angelin dhe Juni Calafatin”
“E falënderoj familjen time për atë që kanë bërë për mua dhe ëndrrën time, nuk do t’i zhgënjejë ata”
“Fatmirësisht unë isha në gjendje për të zgjedhur disa nga klubet më të mira në botë, por unë zgjodha më të mirin”
“Ne jemi Real Madridi dhe ne gjithmonë kërkojmë më shumë”
Vinicius ka shkëlqyer sezonin e kaluar te skuadra e parë e Flamengos duke shënuar shtatë gola brenda 37 paraqitjeve./arbresh.info/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...