Real Madridi pranon një ofertë 100 milionëshe për Gareth Balen

20:59 | 9 Janar 2018
Arbresh Info

Real Madridi ka pranuar një ofertë 100 milionëshe për sulmuesin Gareth Bale.

Sipas raporteve në Spanjë, reprezentuesi uellsian është subjekt i një interesimi të shfaqur për transferim nga gjigantët në Premierë Ligë si Manchester United, Chelsea dhe Tottenhami që janë duke kërkuar 28-vjeçarin, transmeton portali arbresh.info.

Por, sipas gazetës spanjolle ‘Don Balon’, skuadra kineze Guangzhou Evergrande nga Superliga e Kinës është klubi që qëndron prapa kësaj oferte madhështore.

Florentino Perez thuhet se e sheh ofertën si një mundësi për të financuar transferimin e superyllit të Paris Saint Germainit, Neymarit.

Bale nuk është i kënaqur me standardin e Superligë së Kinës dhe nuk është i përgatitur për të marrë një hap prapa në këtë fazë të karrierës së tij.

Anësori do të ishte i interesuar që t’i bashkohet ndonjë klubi në Premierë Ligë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme