Barcelona ka marrë tri pikë të plota pasditen e sotme (e diele) në ndeshjen El Clasico kundër Real Madridit duke regjistruar fitore me rezultat të thellë 5 me 1.
“Blaugranët” kanë përforcuar kreun e tabelës në La Liga në takimin e zhvilluar si nikoqir në Camp Nou në kuadër të xhiros së dhjetë në kampionatin spanjoll, shkruan portali arbresh.info.
Gjiganti katalunas kaloi në avantazh që nga minuta e 11′ e takimit duke realizuar për 1 me 0 përmes mesfushorit brazilian Philippe Coutinho që realizoi me lehtësi pasi pranoi në formë të shkëlqyer topin nga Jordi Alba që bëri një vrapim të gjatë.
Nikoqirët e El Clasicos së parë të këtij sezoni në La Liga dyfishuan avantazhin më pas nga pika e bardhë në minutën e 30′. Pas shqyrtimit të ndërhyrjes nga Rafael Varanes ndaj sulmuesit uruguaian Luis Suarez në zonën e penaltisë, VAR akordi penalti në favor të skuadrës së Ernesto Valverdes.
Sulmuesi 31-vjeçar u tregua i saktë duke shënuar për 2 me 0, ndonëse Thibaut Courtois kishte kuptuar anën e gjuajtjes së tij dhe ishte larg vetëm për disa centimetra për të ndalur goditjen.
‘Los Blancos’ arritën të rikthejnë lojën në favor të tyre për vetëm disa minuta gjatë pjesës së dytë pas një dominimi të plotë në pjesën e parë nga “Blaugranët”.
Kampioni në fuqi i Evropës ngushtoi epërsinë në minutën e 50′ të takimit përmes mbrojtësit të krahut të majtë, Marcelos. Goli nga braziliani erdhi pas disa kombinimeve mjaftë të mira nga skuadra e Julen Lopeteguit, por tentimi fillimisht nga Isco nuk u konkludua me gol dhe topi i rikthyer u shfrytëzua mirë nga Marcelo duke shënuar për 2 me 1.
Luka Modric kishte gjithashtu një rast të mirë për të barazuar shifrat duke goditur shtyllën gjashtë minuta më vonë, por një gjë të tillë e bëri edhe Luis Suarez pas një ore lojë.
Suarez shënoi edhe golin e tretë të Barcelonës dhe të dytin personal në minutën e 75′. Bartësi i fanellës me numër 9 shënoi me kokë për 3 me 1 pas një asistimi nga Sergio Roberto, ndërsa hat-trick’un e finalizoi me një gol klas në minutën e 83′ të ndeshjes.
Arturo Vidal realizoi me kokë më pas pas asistimit nga Ousmane Dembele vetëm tre inkuadrimit në fushë duke shënuar për 5 me 1.
Ndryshe, kjo ishte El Clasico e parë pas njëmbëdhjet viteve pa dy superyjet, Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos. Ky i fundit befasoi botën e futbollit me transferimin e tij në Juventus gjatë merkatos verore, ndërsa Lionel Messi u lëndua javën e kaluar duke thyer dorën.
Barcelona vazhdon qëndrimin në krye të tabelës me 21 pikë, shtatë më shumë se Real Madridi në pozitën e nëntë me vetëm 14 pikë./arbresh.info/
Shikoni të gjithat golat e kësaj El Clasico:
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vje...
De Bruyne lë në pikëpyetje të ardhmen e tij tek Manchester C...
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...