Lëndimi i Cristiano Ronaldos mund të jetë më i keq sesa është thënë para finales në Ligë të Kampionëve vonë gjatë këtij muaji kundër Liverpoolit.
Cristiano Ronaldo u largua nga fusha të dielën në barazimin në El Clasico kundër Barcelonës për shkak të një problemi me kyç të këmbës, transmeton portali arbresh.info. Mediat spanjolle raportuan dje se Real Madridi nuk ka frikë rreth portugezit para finales evropiane kundër skuadrës së Jurgen Klopp në Kiev më 26 maj.Por, jo të gjithë janë plotësisht të sigurt rreth gjithë kësaj.
Eksperti i futbollit spanjoll, Andy West mendon që Ronaldo është lënduar në kyç të këmbës më shumë seç është zbuluar nga Madridi.
“Mendoj se ja vlen të flasim rreth asaj që Zidane mund të detyrohet të bëjë nëse Ronaldo nuk është i gatshëm”, ka thënë ai për emisionin ‘Euro Leagues Podcast’ të ‘BBC’-së.
“Kam qenë i befasuar për atë sa pak është thënë për lëndimin e tij. Të gjithë kanë thënë se ‘është mirë, është vetëm një gjë e vogël, ai do të jetë i gatshëm për finale'”
“Por Ronaldo u largua nga Clasico në pjesën e parë? Ronaldo nuk dëshiron të largohet asnjëherë”
“Ronaldo u largua derisa ishte duke luajtur shumë mirë, ai tashmë kishte shënuar dhe ishte duke luajtur kundër dhjetë lojtarëve – unë mendoj se ai u largua vetëm për shkak se ishte diçka e madhe”
“Ndoshta unë jam duke thënë shumë rreth kësaj, por unë mendoj se ne do të dëgjojmë shumë gjëra rreth lëndimit të tij”
“Unë mendoj se duhet të thuhet më shumë se vetëm ‘është një lëndim i vogël, ai do të jetë mirë”
Real Madridi do të përballet kundër Sevillas mbrëmjen e sotme në La Liga./arbresh.info/
Kanadaja, Meksika dhe Kina i përgjigjen kërcënimeve të Trump
Konjufca fton mërgimtarët që të regjistrohen për zgjedhjet e...
Liga e Kampionëve vjen me nëntë ndeshje sot – vëmendja te de...
Vazhdon fushata globale `16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës...
Momenti kur Gjesti nga xhelozia i shtyn Xhenetën dhe Vullnet...
Parashikimi i moti në Shqipëri