Real Madridi planifikon transferimin e yllit 80 milionësh të Chelseas

13:28 | 21 Tetor 2018
Arbresh Info

Kampioni evropian Real Madridi thuhet se është duke menduar që të transferoj mesfushorin N’Golo Kante të Chelseat gjatë merkatos dimërore derisa vazhdojnë të jenë në kërkim të përforcimeve të reja në mënyrë për të rritur shanset e tyre që të garojnë për ndonjë çmim edhe këtë edicion.

‘Los Blancos’ kanë qenë të jashtëzakonshëm veçanërisht në Evropë gjatë tri sezoneve të fundit, ku ata kanë siguruar tre trofe radhazi të UEFA Ligës së Kampionëve, por ata kanë dështuar për të përsëritur gjërat edhe këtë sezon, transmeton portali arbresh.info.

Skuadra nën udhëheqjen e trajnerit Julen Lopeteguit aktualisht është pa fitore në pesë ndeshjet e fundit brenda të gjitha kompeticioneve dhe siç raporton tabloidi anglez ‘The Sun’  ata kanë kthyer vëmendjen te N’Golo Kante duke e vlerësuar atë si lojtarin kryesor me të cilin dëshirojnë të nisin sezonin nga janar i vitit të ardhshëm.

Aktualisht, N’Golo Kante ka thuajse edhe tri vite të mbetura në kontratën e tij me “Blutë” dhe mësohet se tashmë ka refuzuar shanset për transferim te skuadrat e mëdha evropiane si Juventusi dhe Paris Saint Germaini.

Pavarësisht kësaj, fituesi i Kampionatit Botëror të këtij viti thuhet të ketë një admirim për kampionin evropian dhe raportet pretendojnë se ai mund të konsideroj kalimin në Madrid në rast se vjen ndonjë ofertë.

Kante, i cili iu bashkua “Bluve” nga Leicester City në verën e vitit 2016, aktualisht kushton 80 milionë funta. Ai ka qenë vazhdimisht prezent në edicionin e “Bluve” këtë sezon./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme