Google ADS

Real Madridi planifikon të shes Cristiano Ronaldon

23:25 | 23 Mars 2017
Arbresh Info

Real Madridi thuhet se është duke planifikuar të shes superyllin Cristiano Ronaldo në Kinë.

Ronaldo është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në Real Madrid me 390 gola gjatë 382 paraqitjeve qysh pas transferimit në vitin 2009 nga Manchester United, transmeton portali arbresh.info.

Megjithatë, Ronaldo ka shfaqur shenja se ka filluar të zbehet gjatë këtij sezoni pavarësisht pozitës së Real Madridit në krye të La Ligas. Reprezentuesi portugez ka shënuar 26 gola deri tani këtë sezon, 15 më pak se rivali në Barcelonë, Lionel Messi.

Raporte të ndryshme sugjerojnë që presidenti i klubit Florentino Perez është dukshëm i frustruar me performancat e papranueshme nga Ronaldo këtë sezon. Dhe, gazeta spanjolle ‘Don Balon’ pretendon se Madridi është duke planifikuar të shes Ronaldon në Kinë gjatë verës së vitit 2018.

32-vjeçari nënshkroi marrëveshje të re pesë vjeçare në muajin nëntor, por thuhet se nuk do ta pres deri në skadim te klubi në ‘Santiago Bernabeu’. Ronaldo është kërkuar vazhdimisht për transferim në MLS, por sulmuesi ka gjasë të transferohet edhe te Super Liga e Kinës.

Superylli mund të siguroj pagë madhështore nëse transferohet në Kinë derisa Real Madridi vazhdon të planifikoj të ardhmen pa të.

Në raportin nga gazeta e lartpërmendur thuhet gjithashtu se kampioni evropian kërkon Kylian Mbappen si një zëvendësues të Ronaldos./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme