Real Madridi është duke planifikuar që ta organizojë një ndeshje tenisi në mes të Rafael Nadalit dhe Roger Federerit në stadiumin, tashmë të rinovuar, “Santiago Bernabeu”.
Siç dihet, Federer dje njoftoi se do të tërhiqet nga tenisi, pas “Laver Cup”.
Për t’ia dhënë një përshëndetje ashtu siç e meriton, drejtuesit “Los Blancos” po mendojnë t’i kënaqin tifozët me një “klasike” tenisi, ku përballë njëri-tjetrit do të jetë dyshja ikonike.
Nadal dhe Federer “sunduan” “sportin e bardhë” për shumë vite, duke qenë të pakonkurrencë në të gjithë “Grand Slame”-t.
Ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nëse ndeshja do të luhet, por, bazuar në atë që raporton ESPN, ka bisedime që të realizohet diçka e tillë.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...