Klubi i madh spanjoll, Real Madridi do të tentojë transferimin e dyshes nga Liga Premier, Eden Hazard dhe Christian Eriksen.
Real Madridi po planifikon të sulmojë në Ligën Premier për të gjetur një mesfushor të ri me tipare sulmuese për sezonin e ardhshëm.
Sipas mediumit britanik The Sun, Mbretërit do të ofrojnë oferta për Hazardin dhe Eriksenin këtë verë.
Dyshja e yjeve është objektivi më i mirë i Realit dhe një sezoni i mbetur në marrëveshjet e tyre do të çojë në afrimet e tyre në fund të sezonit.
Ofertat për secilin lojtar thuhet se do të fillojnë nga 50 milionë funte, me kampionët evropianë që presin që ofertat fillestare të refuzohen.
Por, Chelsea dhe Tottenham rrezikojnë të humbasin yjet e tyre falas për verën e ardhshme dhe do të duhet të marrin në konsideratë ofertat.
Emra tjerë të përfolur për një transferim gjatë verës në Santiago Bernabeu janë edhe Nicola Zaniolo i Romës dhe Paolo Dybala i Juventusit.
Ndryshe, Real Madridi udhëton sot (e diel) në Real Betis për ndeshjen e La Ligas dhe synojnë ta zvogëlojnë distancën prej dhjetë pikëve me Barcelonën.
Arrestohen dy persona duke kontrabanduar municion nga Serbia...
Mbi 1 mijë e 898 tiketa trafiku të shqiptuara brenda 24 orëv...
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...
Ministri Peci i “zhytur” në skandale, punësime familjare, e ...
Aktrim lidhur me ngjarjet, Gresa përplaset me Vullnetin, Dre...
Prishtina i bashkohet Paradës së Shqiptarëve në Tiranë, Veli...