Real Madridi përmbys rezultatin kundër Gironas

22:20 | 24 Janar 2019
Arbresh Info

Real Madridi ka përmbysur rezultatin në ndeshjen si nikoqir kundër Gironas.

‘Los Blancos’ janë duke udhëhequr tani me rezultat 2 me 1 në çerekfinale të Kupës së Mbretit, shkruan portali arbresh.info.

Mysafirët befasuan skuadrën në Stamford Bridge duke shënuar gol në minutën e 7′ përmes Anthony Lozanos.

Mirëpo, shifrat u barazuar në minutën e 18′ në një kundërsulm me ç ‘rast anësori Lucas Vazquez gjeti portën duke realizuar për 1 me 1.

Sergio Ramos shënoi nga pika e bardhë në stilin e njohur si “panenka” për 2 me 1 vetëm tre minuta ka përfunduar koha e rregullt e takimit duke përmbysur kështu rezultatin./arbresh.info/

(Shikoni duke klikuar këtu golin nga Ramos)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme