Sipas ekspertit të futbollit belg Kristof Terreur, Real Madridi dëshiron të prezantoj sonte (e enjte) nënshkrimin me sulmuesin Eden Hazard nga Chelsea.
Hazard duket se është i vendosur për të finalizuar transferimin e ëndërruar te Real Madridi pasi i ndihmoi Chelseas për të fituar finalen e Evropa Ligës në paraqitjen e tij të fundit për klubin, transmeton portali arbresh.info.
Raportet thonë se dy klubet kanë rënë dakord rreth tarifë prej 100 milionë euro.
Dhe Terreur pretendon se Real Madridi dëshiron të finalizoj marrëveshjen sonte.
Ai pretendon se gjiganti në La Liga do të zbuloj fanellat e tyre të reja të premten dhe dëshiron që Eden Hazard të jetë pjesë e fotove në foto sesionin e tyre për fanella.
“Ata dëshirojnë të prezantojnë marrëveshjen sa më shpejtë që është mundur, madje ndoshta edhe sot, sepse nesër ata do të lansojnë fanellat e tyre të reja, prandaj ata mund të dëshirojnë që Hazard të pozoj me fanellën e re”, ka thënë Terreur për talkSPORT, transmeton arbresh.info.
“Ata dëshirojnë të presin aq sa kanë mundësi për ta realizuar këtë. Ata dëshirojnë ta prezantojnë sa më shpejtë që është e mundur”
“Fillimisht, ata tashmë kanë dashur ta prezantojnë javën e kaluar por negociatat shkuan më ngadalë seç kanë pritur”
“Ata arritën marrëveshjen mbrëmjen e kaluar”
Terreur shton tutje se Real Madridi gjithmonë ka dashur për të siguruar shërbimet e tij qysh pasi Hazard zbuloi dëshirën për t’iu bashkuar atyre./arbresh.info/
Sulmohet stacioni policor në Zveçan, hidhen dy granata dore
Përgjatë 24 orëve shqiptohen mbi 2 mijë gjoba trafiku
Kryeministri britanik: Armëpushimi në Liban do të jetë lehtë...
Gjesti eskalon nga xhelozia, hedh në pishinë Xhenetën e Vull...
Posedim i substancave narkotike, njërit nga të dyshuarit i s...
Lirohet nga arresti shtëpiak Sali Berisha