Google ADS

Real Madridi përgatitë ofertë sensacionale për transferimin e Neymar

15:44 | 8 Qershor 2018
Arbresh Info

Real Madridi është i gatshëm për të paguar 300 milionë euro te Paris Saint Germaini në mënyrë për të bindur kampionin francez të heq dorë nga klauzola e blerjes në kontratën e Neymarit.

Një burim i afërt në Madrid i ka thënë tabloidit ‘SunSport’ se PSG ka të vendosur një kusht në marrëveshjen e brazilianit që thotë se mund të largohet për 300 milionë euro më 1 shtator, dita kur mbyllet merkato e transferimeve, transmeton portali arbresh.info.

Kjo mund të bëjë që Neymar të jetë në gjendje për të përfaqësuar një tjetër lojtar deri në vitin 2019.Kjo klauzolë ishte insertuar në mënyrë për tu siguruar që 26-vjeçari të qëndroj në Paris Saint Germain të paktën për 18 muaj pas transferimit të tij prej 222 milionë euro gjatë verës.

Por, Real Madridi nuk dëshiron të pres deri në janar për superyllin brazilian. Ata synojnë për të thyer sërish rekordin e transferimeve duke siguruar nënshkrimin me para fillimit të sezonit të ri.

Marrëveshja besohet të jetë pjesë e një operacioni edhe më të madh komercial, i cili do të bëjë që Nike, kompani e veshmbathjeve që punon me Neymarin, të zëvendësojë kompaninë Adidas si sponsor të Real Madridit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme