Real Madridi raportohet se është duke përgatitur një ofertë prej 70 milionë euro për portierin e Manchester United.
Kampioni i Evropës ka qenë duke kërkuar transferimin e reprezentuesit spanjoll gjatë viteve të fundit dhe në vitin 2015 ishte afër finalizimit të marrëveshjes por gjithçka dështoi për shkak të një gabimi në dokumente, transmeton portali arbresh.info.
Madridi është thënë se do të rikthehet sërish në garën për De Gean sezonin kaluar por ata zgjodhën për mbajtur besimin te Keylor Navas, por radio spanjolle ‘Cadena Ser’ tani raporton se ata janë duke planifikuar të rikthehet në garë për 27-vjeçarin në fund të këtij sezoni.
‘Los Blancos’ kanë nisur mbrojtjen e titullit në La Liga në formë dëshpëruese dhe tashmë janë 10 pikë prapa Barcelonës pas 12 ndeshjeve.
De Gea vazhdon të jetë shënjestra e tyre afatgjate, megjithëse Madridi është duke konsideruar opsione të tjera, përfshirë Kepa Arrizabalagan e Athletic Bilbaos.
23-vjeçari, i cili ka bërë vetëm një paraqitje për skuadrën kryesore të Spanjës, mësohet se është në dispozicion për 50 milionë euro./arbresh.info/
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?