Kampioni i Spanjës, Real Madridi dëshiron të nënshkruaj me lojtarët më të mirë në merkaton e ardhshme të transferimeve.
Klubi ka ndarë një shumë prej 177 milionë funta për transferimin e një emri të madh, raporton gazeta spanjolle ‘Marca’, transmeton portali arbresh.info.
Trajneri Zinedine Zidane dëshiron një superyll që t’i bashkohet Cristiano Ronaldos sezonin e ardhshëm.
Pas fitoi dy tituj radhazi në Ligë të Kampionëve, diçka që ka ndodhur për herë të parë në historinë e këtij kompeticioni, Madridi dëshiron të mbështetet në atë arritje spektakolare.
Pasi Gareth Bale është lënduar sërish duke vazhduar qëndrimin edhe për një muaj jashtë fushe, ata dëshirojnë të investojnë në një lojtar më të sigurt.
Neymar është emri në buzët e të gjithëve, pas problemeve të brazilianit me trajnerin e PSG-së, Unai Emery, gjë për shkak të së cilës sulmuesi shpërtheu në lot gjatë një konference për shtyp me skuadrën e tij kombëtare.
Çështja kryesore rreth yllit të PSG-së është që lideri në ligën e Francës tashmë ka shpenzuar 222 milionë euro në transferimin e tij, prandaj Reali duhet të ofroj të njëjtën shumë ose më tepër.
Neymar tashmë ka shkëlqyer në La Liga me Barcelonën dhe të njëjtën gjë do ta bënte edhe te rivali Real Madridi./arbresh.info/
Rama: Kemi larguar autolarjen duke eliminuar kështu pengesën...
Anisa: Driloni më ka treguar se me Sarën e ka pasur lojë
Skandal i madh në Mal të Zi, dyshohet se referi e goditi me ...
Xheneta-Gjestit: Baju, nuk dua të flas me ty
Kumbaro ndan pamje nga Përmeti
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet...