Real Madridi ka siguruar sërish kualifikimin në finale të UEFA Ligës së Kampionëve.
Pas barazimit 2 me 2 mbrëmjen e sotme (e martë) kundër Bayern Munichut, kampioni evropian është në finale të Ligës së Kampionëve për të tretën herë radhazi falë fitores së takimit të parë me rezultat 2 me 1 në Allianz Arena një javë më parë që i siguron vazhdimin tutje me rezultat të përgjithshëm 4 me 3, shkruan portali arbresh.info.Kampioni në Bundesliga realizoi golin e epërsisë në Bernabeu pas vetëm 3 minutave lojë. Ishte Joshua Kimmich me një goditje të fuqishme që mposhti portierin Keylor Navas nga afërsia.
Por, Madrilenët u përgjigjen menjëherë përmes Karim Benzemas që barazoi shifrat për 1 me 1 në minutën e 11′ me një gol të bukur me kokë të realizuar pas asistimit nga braziliani Marcelo.Sulmuesi francez shënoi për 2 me 1 në minutën e parë të pjesës së dytë duke përmbysur rezultatin në takimin si nikoqir pas një gabimi të tmerrshëm nga portieri Sven Ulreich që edhe i kushtoi bavarezëve.
Pas dy përpjekjeve të njëpasnjëshme, James Rodrguez realizoi për 2 me 2, por ish sulmuesi i ‘Los Blancos’ nuk festoi golin.Rivali i Real Madridit në finalen Kiev do të vendoset nesër nga përballjes mes Liverpoolit dhe AS Romas./arbresh.info/
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”