Spekulimet janë duke u rritur në Spanjë ku thuhet se Real Madridi është i gatshëm për transferimin e portierit të Milanit, Pepe Reinas.
Një zëvendësues i portierit kryesor është i nevojshëm në Santiago Bernabeu për shkak se Keylor Navas kërkon largimin nga klubi, transmeton portali arbresh.info.
Tani, bazuar në një raport nga AS, Reina është përzgjedhja kryesore e zyrtarëve në Madrid për të përmbushur këtë rol.
36-vjeçari është aktualisht në rol dytësor te Milani, por gazeta shton se do të dëshironte që të luante si zëvendësues i Thibaut Courtoisit.
Pavarësisht fillimeve të karrierës në Barcelonë, ai ka lindur në Madrid dhe ka qenë pjesë e skuadrës së Spanjës që ka fituar dy Kampionate Evropiane dhe një Kupë të Botës./arbresh.info/
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...