Gareth Bale, Toni Kroos, Dani Ceballos, Marcelo dhe Ferland Mendy janë lënë jashtë skuadrës së Real Madridit për ndeshjen e Ligës së Kampionëve të mërkurën ndaj Interit.
Carlo Ancelotti ka emëruar skuadrën për ndeshjen e Ligës së Kampionëve në “Giuseppe Meazza”.
Sipas disa raporteve në Spanjë, Bale ka një lëndim që do ta mbajë atë jashtë fushave të blerta për një kohë të gjatë.
Uellsiani stërviti veçmas sot bashkë me Kroos, Ceballos, Marcelo dhe Mendy. Asnjëri nga ta s’do të jetë i gatshëm për duelin me Interin të mërkurën.
“Nerazzuri” do të jetë pa Stefano Sensin, i cili pësoi një lëndim në gju në barazimin 1:1 ndaj Sampdorias të dielën.
Alessandro Bastoni mund të jetë i gatshëm, edhe pse ai stërviti ndaras sot në Suning Center.
Interi shpreson të kualifikohet në fazën e pare të nokautit për here të pare pas dy viteve, teksa u eliminuan në fazën e grupeve në kohën kur trajner ishte Antonio Conte.
ECPMF, Kurtit: Anulojeni menjëherë vendimin për bojkotimin e...
Oda Ekonomike Amerikane takohet me Verman dhe Kasanofin, fla...
Gjykata e Nju Jorkut dënon Donald Trumpin
Krasniqi në Prishtinë: Ky përkushtim, dëshmi e fitores së PD...
Për tre vjet, numri i lejeve të dhëna në Kosovë për mbajtje ...
Protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës, protestuesit p...