Real Madridi është duke e kërkuar superyllin egjiptian të Liverpoolit, Mohamed Salah.
Që nga transferimi i tij nga Roma, në fillim të këtij sezoni, Sala është shndërruar në lojtarin kryesor të Liverpoolit dhe një nga më të mirët në Premier League.
Salah në 31 takime në këtë sezon ka arritur të realizojë 29 gola, shkruan arbresh.info.
Kjo formë e mirë e tij, ka bërë që klubi spanjoll ta kërkojë atë në Santiago Bernabeu.
Sipas mediave spanjolle, Florentio Perez është i gatshëm të ofrojë Isco Alaron dhe para, në këmbim të Salah.
25 vjeçari po ashtu në këtë sezon ka regjistruar edhe 11 asistime dhe është në rrugë të mirë për ta fituar këpucën e artë.
Ai po ashtu mund ta fitojë edhe çmimin nga FA, si lojtari i vitit dhe në garë për këtë çmim është edhe belgu, Kevin De Bruyne. /arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...