Real Madridi ofron Benzeman për Kylian Mbappen

18:08 | 19 Maj 2017
Arbresh Info

Sipas raporteve të ndryshme, Real Madridi do të ofrojë sulmuesin Karim Benzema për të siguruar shërbimet e Kylian Mbappes.

Mbappe ka shijuar një sezon sensacional te Monaco, transmeton portali arbresh.info. Sulmuesi adoleshent është bërë njëri nga futbollistët më të kërkuar në botë për rolin e tij te Monaco duke i ndihmuar atyre të fitojnë titullin e kampionit të Francës për herë të parë që nga viti 2000.

Lexo edhe: Pasimet e Granit Xhakës, tifozët e kanë vërejtur një gjë në ndeshjen e tij të fundit (VIDEO)

Mbappe ka thyer një numër të madh rekordesh këtë edicion duke u bërë madje lojtari i parë që ka shënuar në katër paraqitjet e tij të para në Ligë të Kampionëve. Performancat e tij kanë ngjallur interesim të fortë te klubet e mëdha evropiane dhe Liverpooli së fundmi ka shtruar një ofertë madhështore prej 64 milionë funta, që u refuzuar menjëherë në Monaco.

Por, gazeta spanjolle ‘Don Balon’ tani pretendon se Real Madridi është duke kërkuar gjithashtu transferimin e tij duke ofruar njërin nga yjet e tij si shkëmbim.

Lexo edhe: Goli nga Lionel Messi në vitin 2010 që “çmendi” të gjithë Barcelonën (VIDEO)

Raporti shton se Real Madridi dëshiron të ofrojë Karim Benzeman në mënyrë për të hedhur poshtë çmimin e Mbappes.

Monaco dëshiron të hedh poshtë ofertat e çdo klubi për 18-vjeçarin nëse janë më të vogla se 100 milionë funta./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme