Real Madridi ofron 60 milionë për Alissonin

16:16 | 20 Mars 2018
Arbresh Info

Gjiganti në La Liga, Real Madridi është i gatshëm për të shtruar gjatë verës një ofertë për portierin e AS Romas, Alisson.

‘Los Blancos’ së fundmi kanë kthyer vëmendjen e tyre në portierin brazilian dhe ata tashmë kanë nisur kontaktet fillestare me agjentët e tij, transmeton portali arbresh.info.

Alissonit raportohet se i është ofruar një marrëveshje pesë vjeçare që vlen 5 milionë euro, shifër që dyfishon pagën e tij aktuale.

Në të njëjtë kohë, Real Madridi planifikon t’i ofrojë 60 milionë euro AS Romas, e cila besohet se  mendon që oferta është shumë e mirë për tu refuzuar.

25-vjeçari ka bërë në përgjithësi 29 paraqitje në ligë qysh pasi iu bashkua klubit nga Internacional, por kjo ka qenë e mjaftueshme për të tërhequr vëmendjen e shumë klubeve./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme