Jurgen Klopp nuk beson se Real Madridi ka ndonjë dobësi që mund të shfrytëzohet nga Liverpooli.
Dy skuadrat do të takohen mbrëmjen e së shtunës në finale të Ligës së Kampionëve, ku Madridi kërkon mbrojtjen e titullit për të dytin vit radhazi, transmeton portali arbresh.info.Liverpooli është një top skuadër në këtë kompeticion për nga numri i golave (40), ndërsa gjashtë ndeshjet e regjistruara me portë të pastër e barazojnë skuadrën e Jurgen Klopp me atë të Barcelonës si klubet me më së shumti paraqitje pa pranuar gol.
Por, Madridi konsiderohet nga shumë si favorit për shoun në Kiev dhe Klopp ka lënë të kuptohet që taktikat e tij do të jenë më të komplikuara sesa shënjestrimi i mbrojtësit të krahut të majtë – Marcelos me Mohamed Salahn.
“Ju e keni parë këtë, të gjithë e kanë bërë këtë, është e qartë: ‘Marcelo, çfarë lojtari ofanziv, por… ai nuk mund të mbrojë”, ka thënë Klopp për ‘The Mirror’.
“Ata fituan dy herë radhazi Ligën e Kampionëve, ata janë sërish në finale! Bayern Munichu mendoi se ata ishin një skuadër më e mirë në të dy ndeshjet, por kush doli më i mirë në fund?”
“Reali ka nevojë për katër shanse për të shënuar dy herë. Bayernit i duhen tetë për të shënuar një herë. Ata janë me eksperiencë nga koka deri në shputë të këmbës. Aty nuk ka dobësi”
Takimi ndërmjet tyre zhvillohet duke filluar nga ora 20:45./arbresh.info/
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...
Mustafa kujton babain Xhemailin, 24 vjet pas vrasjes: Ai ënd...
Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si ...
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...
Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramid...