Sipas Diego Maradonas, Real Madridi hoqi dorë nga shansi për të nënshkruar me Kylian Mbappen para Paris Saint Germainit për shkak të Cristiano Ronaldos.
Reprezentuesi i Francës ishte njëri nga lojtarët më të kërkuar gjatë verës, por pavarësisht bisedimeve të zhvilluara me Madridin, ai përfundoi duke iu bashkuar PSG-së, fillimisht si një i huazuar para finalizimit të tarifës së transferimit për 180 milionë euro që ata do t’i paguajnë te Monaco vitin e ardhshëm, transmeton portali arbresh.info.
Maradona ka zbuluar se gjatë një bisedime me Florentino Perzin, presidenti i Real Madridit pretendoi që prezenca e Ronaldos ishte njëra nga arsyet kryesore pse Mbappe nuk kaloi në Santiago Bernabeu.
“Për mua, Mbappe është zbulimi i futbollit. Unë mendoj se ai mund t’i kaloj shumë lojtarë”, ka thënë Maradona për ‘AS’. “Pse ata nuk nënshkruan me të? Kam kërkuar nga Florentino të nënshkruaj me Mbappen. I kam thënë atij kur ne u takuam me njëri-tjetrin në FIFA”
I pyetur rreth përgjigjes së Perezit, Maradona u përgjigj:
“Ai më tha mua… ‘por ju e dini se unë kam Cristianon”
“Ta shesin ata Gareth Balen, të japin Balen. Ai sigurisht do të krijojë vend për diçka dhe Florentino do të mbetet me gjysmën e Madridit ose gjysmën e Italisë dhe Bale do të luaj në AC Milan ose Inter. Por, unë mendoj se ata duhet ta blejnë Mbappen”
Sjellja e tmerrshme e Xum Allushit ndaj banorit të ri nga Ko...
Fenerbahçe interesohet për Muriqin
Qeveria dërgon mbi një milion euro në Luginë, Sinani: Ky fin...
Dhurata më e çmueshme e Xhensiles për Ajken vjen për Krishtl...
Kurti: Tre milionë euro investim në arsim për Komunën e Mali...
Rrëzimi i aeroplanit në Kazakistan, Rama: Shprehim ngushëlli...