Google ADS

Real Madridi njofton gjigantin italian për çmimin e Karim Benzemas

16:07 | 21 Korrik 2018
Arbresh Info

Real Madridi i ka treguar AC Milanit se ata duhet të paguajnë 100 milionë euro në rast se dëshirojnë të transferojnë sulmuesin Karim Benzema në San Siro këtë verë.

Kështu pohon ‘Don Balon’, e cila thotë se francezit i është thënë gjithashtu nga klubi se së bashku me portierin Keylor Navas do të ndjekin hapat e Cristiano Ronaldos për largim nga Santiago Bernabeu këtë verë, transmeton portali arbresh.info.

Raporti nga gazeta e lartpërmendur shton që këto para, nëse Milani vendos për të paguar, do të shfrytëzohen nga skuadra e Julen Lopetegui në përpjekje për të siguruar shërbimet e Harry Kane në kryeqytetin spanjoll këtë verë.

Për të thënë se Benzema ka qenë afër sezoneve të tij të mira gjatë viteve të fundit do të ishte diçka aspak e saktë dhe është e qartë tashmë rënia e sulmuesit.

Në dy sezonet e fundit, ish sulmuesi i Lyonit ka arritur të shënojë vetëm 16 gola brenda gjithsej 61 paraqitjeve, një kthesë tronditëse për një lojtarë që ka shfaqur se çfarë është në gjendje të bëjë./arbresh.ifo/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme