Real Madridi ka nënshkruar me talentin 19-vjeçar maroken, Ayoub Abou, nga skuadra spanjolle Getafe.
Abou ka bërë 10 paraqitje te skuadra rezervë e Getafes në UEFA Youth League, duke shënuar një gol dhe duke krijuar një asistim, transmeton portali arbresh.info.
Ai është një mesfushor qendror dhe produkt nga akademia e famshme e Barcelonës.
Agjencia e Abous, Media Base Sport ka konfirmuar se lojtari ka nënshkruar me Real Madridin dhe është larguar nga kampi stërvitës i Getafes për tu nisur në Valdebebas mëngjesin e sotëm (e enjte).
Ai ka nënshkruar një kontratë që e mbanë te ‘Los Blancos’ deri në verën e vitit 2023 dhe Abou pritet të luaj rregullisht për skuadrën e Castillas, por do të stërvitet me skuadrën e parë të klubit gjithashtu./arbresh.info/
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...