Gazeta spanjolle ‘Marca‘ raporton se është vetëm çështje koha para se Real Madridi të finalizoj transferimin e portierit të Manchester United, David De Gea.
‘Los Blancos’ është i vendosur për të larguar çdo pengesë në përpjekje për të siguruar përfundimisht shënjestrën e tyre dhe besohet se do të shpenzojnë rreth 75 milionë në reprezentuesin spanjoll duke marrë parasysh që klauzola e tij prej 60 milionë euro skadoi në qershor të vitit 2016, transmeton portali arbresh.info.
Real Madridi thuhet se nuk do të ketë probleme për të arritur marrëveshje për De Gean, i cili së fundmi iu ka treguar zyrtarëve të Manchester United se dëshironte që t’i lejohej transferimi në ‘Santiago Bernabeu’.
Trajneri Jose Mourinho nuk ka plan për të mbajtur portierin në ‘Old Trafford’ kundër dëshirës së tij, por do të përpiqet për të siguruar marrëveshjen më të mirë të mundshme dhe ndoshta do të kërkojë në shkëmbim Alvaro Moratan./arbresh.info
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...