Real Madridi në frikë të madhe nga largimi i Modriçit

21:23 | 3 Gusht 2018
Arbresh.info

Zërat e ngritur në javën e fundit për një transferim të mundshëm te Luka Modric te Inter, kanë ‘shokuar’ skuadrën Real Madridit, shkruan ‘Marca’.

Lojtari më i mirë i Kupës së Botës është përfshirë në shumë spekulime rreth së ardhmes së tij, e që lidhet me skuadrën e Interit.

Raportimet e medieve italiane thonë se ekziston një dëshirë e dyanshme për bashkim, mes Interit dhe Modricit.

Kjo situatë ka shqetësuar skuadrën e Real Madridit, e cila në reagimin e parë ka bërë të ditur se ylli kroat ka çmimin 750 milionë euro.

Por, sipas ‘Marca’, Real Madrid janë në dijeni se mund të humbasin lojtarin kryesor pas largimit të Ronaldos, me një vlerë të njëjtë sikurse portugezin

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme