Kampioni i Evropës dhe Spanjës është kualifikuar në finale të Kupës së Botës.
Real Madridi ka siguruar fitore mbrëmjen e sotme (e mërkurë) ndaj skuadrës Al Jazira në takimin e zhvilluar në kuadër të gjysmëfinales për Kupë të Botës për Klube në stadiumin Abu Dhabi, shkruan portali arbresh.info.
Ndeshja përfundoi me rezultat të ngushtë 1 me 2.
https://twitter.com/realmadriden/status/941018409285902337
Skuadra e Zinedine Zidane u befasua në pjesën e parë kur sulmuesi brazilian Romario Da Silva kaloi skuadrën e tij në epërsi pas golit të anuluar të Casemiros nga teknologjia VAR. Megjithatë, ‘Los Blancos’ u kthyen në pjesën e dytë duke barazuar rezultatin përmes Cristiano Ronaldos në minutën e 53′ të ndeshjes.
Pas asistimit nga Luka Modric, fituesi pesëfishtë i Topit të Artë mposhti portierin Ali Khaseif duke shënuar një gol të bukur për 1 me 1.
Goli i dytë dhe i fitores erdhi nga Gareth Bale, i cili realizoi menjëherë pas inkuadrimit në fushë. Si një zëvendësues i Karim Benzemas, reprezentuesi uellian realizoi në prekjen e parë për 1 me 2.
Finalja e Kupës së Botës për Klube nga FIFA zhvillohet të shtunën./arbresh.info/
Shikoni golat e realizuara në këtë ndeshje:
https://streamable.com/h6hde
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...