Kampioni i Spanjës dhe Evropës ka kaluar në çerekfinale të Kupës së Mbretit.
Real Madridi ka mposhtur me rezultat të përgjithshëm 5 me 2 skuadrën Numancia në ndeshjet e zhvilluara në kuadër të 1/8-së në Kupë të Mbretit, shkruan portali arbresh.info.
Pas fitores 3 me 0 në ndeshjen si mysafirë, gjiganti madrilen ka barazuar me rezultat 2 me 2 mbrëmjen e sotme (e mërkurë) kundër skuadrës së divizionit të dytë spanjoll që shpresonte për mrekulli në Santiago Bernabeu.
Goli i epërsisë erdhi në minutën e 10′ të ndeshjes kur Lucas Vazquez realizoi me kokë për 1 me 0 pas asistimit të bukur nga krahu i djathtë që erdhi nga Dani Carvajal. Por, skuadra e Jagoba Arrastes arriti të barazonte shifrat në minutat shtesë të pjesës së parë.
https://twitter.com/realmadriden/status/951210647626412033
Guillermo realizoi për 1 me 1 vetëm pesë minuta pas inkuadrimit në fushë. Goli erdhi pas një kundërsulmuesi të shpejtë dhe asitues ishte Marc Mateu (46’).
Djelmoshat e Zinedine Zidanes, i cili kishte pushuar për këtë ndeshje yjet si Ronaldo, Benzema, Bale, Marcelo dhe Toni Kroos, arritën të realizojnë sërish në portën e portierit Munir që u ndëshkua përsëri nga Lucas Vazquez.
Anësori realizoi gol të bukur nga afërsi pas asistimit me kokë nga Borja Mayrol në minutën e 59′ të ndeshjes.
Sidoqoftë, Guillermo befasoi edhe një herë portierin Kiko Casilla duke shënuar me kokë (82’) për 2 me 2, rezultat që nuk i shkaktonte gjithsesi ndonjë problem ‘Los Blancos’./arbresh.info/
Shikoni të gjitha golat e realizuara:
Izraeli thotë se një rabin është vrarë në Emiratet e Bashkua...
Edi dhe Xheneta diskutojnë në lavanderi, ndërsa Gjesti i për...
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”/ Deputeti gjerman: Bisedime...
“M’u kujtua kjo indiferencë turpshme”, Pacolli p...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty