Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez është duke përgatitur në mënyrë sekrete të rrëmbej sulmuesin e Juventusit, Paulo Dybala.
Barcelona ka qenë duke kërkuar transferimin e reprezentuesit argjentinas pas kalimit befasues të Neymarit për 222 milionë euro te Paris Saint Germaini, transmeton portali arbresh.info. Por, Real Madridi duket se do të godas rivalin e tyre të përbetuar duke ia vjedhur shënjestrën e tyre kryesore përmes negociatave sekrete, të paktën kështu raporton gazeta spanjolle ‘Don Balon’.
Fituesi i Ligës së Kampionëve është duke shikuar diku tjetër pas vështirësive në negociata me sensacionin Kylian Mbappe. Monaco i ka vendosur një çmim madhështor prej 161 milionë funta sulmuesit francez.
18-vjeçari është duke u kërkuar edhe nga disa klube të tjera të mëdha, përfshirë Real Madridin dhe PSG-në derisa raporte të ndryshme sot (e enjte) pretendojnë që talenti i ri ka vendosur t’i bashkohet skuadrës franceze.
Nga ana tjetër, Dybala është vlerësuar si njëri nga talentët e rinj më të mirë në Evropë duke i ndihmuar Juventusit të sigurojë titullin sezonin e kaluar në ligë.
Juventusi ngurron të shes sulmuesin e tyre dhe çdo shpresë e Barcelonës apo Real Madridit për të nënshkruar me ish yllin e Palermos do të shuhet pasi klubi i ka dhuruar atij fanellën e famshme me numër 10.
Megjithatë, Perez është takuar me Dybalan dhe reprezentuesit e tij në mënyrë sekrete pasi trajneri Zinedine Zidane është një tifoz i madh i yllit./arbresh.info
PDK kërkon seancë për shkarkimin e bordit të RTK-së
Shqiptarët e nisin protestën në Preshevë për shkelje nga Ser...
Presidenti Begaj takohet me të Dërguarin e Posaçëm të Kryemi...
Tahiri: Kosova është në listë të zezë për ndërkombëtarët
Oriola Marashi, e ‘zjarrtë’ në të kuqe
I shënoi dy gola Strasbourg-ut, Zhegrova në formacionin e ja...