Vetëm dy ditë më herët, Andrea Belotti humbi botërorin, pasi Italia u eliminua nga Suedia, por vera e ardhshme mund të sjellë të tjera surpriza për sulmuesin e Torinos.
Reali i Madridit duket se ka piketuar pikërisht 24-vjeçarin, si përforcimin e duhur në repartin e sulmit dhe mediat spanjolle raportojnë se Perez është gati të paguajë klauzolën e tij, që është 100 milionë euro.
Belotti ishte shumë pranë largimit edhe këtë verë, por në fund klubet angleze të Manchester Unitedit dhe Chelseat, zgjodhën t’i besojnë përkatësisht Romelu Lukakut dhe Alvaro Moratës.
Belotti është një nga sulmuesit më të fortë në qarkullim dhe mosha e re duket se e ka bindur Florentino Perezin, të paguajë 100 milionë eurot e nevojshme për transferimin e tij.
Për yllin e Torinos kishte shfaqur interesim edhe Juventusit dhe Arsenali.
23-vjeçari këtë sezon ka shënuar vetëm tre gola, edhe pse ka luajtur në nëntë ndeshje. /SS/
Daut Haradinaj: Kurti po injoron shkeljen e të drejtave të s...
Aktakuzë ndaj një mjeku të QKUK-së që lëshojë dokument të fa...
Rritet numri i të vrarëve në sulmin rus në Odesa
Chiesa rikthehet në Itali, afër gjigantit italian
Bedri Hamza në Zvicër: Diasporën do ta kemi edhe në Kuvend d...
Ishte në kërkim nga drejtësia, arrestohet një 40 vjeçar në H...