Real Madridi është duke vëzhguar talentin e Borussia Dortmundit, Jadon Sancho, pas fillimit impresiv të karrierës së tij te klubi gjerman.
Sancho ka shënuar shtatë gola dhe ka krijuar tetë asistime te Dortmundi këtë sezon, gjë që i ka siguruar atij edhe debutimin te Anglia në takimin kundër Kroacisë në fillim të këtij viti, transmeton portali arbresh.info.
Ai filloi të tërheq vëmendjen e publikut gjatë edicionit 2017/18 kur depërtoi te skuadra kryesore te Dortmundi pasi i ndihmoi Anglisë të fitojë Kampionatin Botëror U17. Performancat e tilla kanë alarmuar edhe disa nga klubet elite të Evropës, përfshirë këtu Real Madridin, Barcelonën si dhe Bayern Munichun.
Madridi ishte në garë për nënshkrimin me 18-vjeçarin kur ai u largua nga Manchester City në vitin 2017, por Dortmundi mund t’i garantonte më shumë kohë në fushë prandaj anglezi zgjodhi ata.
Por pavarësisht arritjes së tij në Gjermani, Madridi ka qenë duke monitoruar progresin e tij që nga atëherë dhe është ende duke menduar atë si një përforcim në të ardhmen, të paktën kështu pretendon edhe ‘Marca’.
‘Los Blancos’ vazhdojnë të jenë ende në kërkim të një zëvendësuesi ideal të Cristiano Ronaldos pas largimit të portugezit nga klubi gjatë verës dhe Sancho mund të bëhet një lojtar që mund ta zë vendin e tij./arbresh.info/
Ardhja bashkëatdhetarëve, mbi 1 orë pritjet për të hyrë në K...
Gjesti, ende i inatosur me Xhenetën, nis debat me të në dhom...
Roma fillon të këndellet, ‘shkatërron’ në shtëpi Parman
Kusari-Lila rrëfehet për kancerin e gjirit: E zbulova krejt ...
Të paktën 20 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
LDK premton koeficient të pagave 150 euro për të giithë shër...