Google ADS

Real Madridi mohon se ka ofruar 275 milionë për Neymar Jr

08:38 | 3 Korrik 2018
Arbresh.info

Real Madridi ka refuzuar kategorisht se ka bërë ofertë prej 275 milionë euro në drejtim të PSG, për t’i siguruar shërbimet e superyllit brazilian, Neymar Jr.

Gjigantët e La Ligës janë të lidhur me brazilianin qysh nga transferimi i tij në PSG nga Barcelona, për shumën e 222 milionë eurove, 12 muaj më parë.

Neymar nuk e ka mbajtur sekret dëshirën e tij për të luajtur për Real Madrid dhe spanjollët e shohin si zëvëndësues ideal të legjendës, Cristiano Ronaldo.

TVE të hënën ka raportuar se Real Madridi ka bërë ofertë prej 310 milionë euro për Neymar, duke ditur se klubi francez duhet të rrisë buxhetin për shkak të rregullave financiare të UEFA.

Po ashtu, ky televizon ka raportuar se Neymarit i është ofruar një kontratë shtatë vjeçare, me një pagë prej 35 milionë euro në vit në fanellën e Los Blancos.

Megjithatë, klubi madrilen ka mohuar këtë lajm dhe duke lëshuar një komunikatë për media.

“Të gjithë e dimë lajmin e raportuar nga TVE, se Real Madrid ka bërë një ofertë për PSG dhe lojtarin Neymar, por këtë informacion është i pa vërtetë. Real Madridi nuk i ka bërë asnjë ofertë PSG ose lojtarit”, shkruhet në komunikatë e publikuar në ëebfaqen e klubit.

Neymar momentalisht është i grumbulluar me kombëtaren e Brazilit, në kampionatin botëror ‘Rusia 2018’, dhe janë kualifikuar për në çerekfinale. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme