Real Madridi ka siguruar tri pikë mjaftë të rëndësishme mbrëmjen e sotme (e shtunë).
Kampioni në fuqi i Evropës ka mposhtur me rezultat 2 me 0 rivalin e xhiros së 20-të në La Liga në takimin e zhvilluar si nikoqir në Santiago Bernabeu, shkruan portali arbresh.info.
Casemiro me një supergol në minutën e 78′ dhe Luka Modric me një gol në përballje direkte me portierin në minutën e dytë të kohës shtesë i siguruan tri pikë të plota skuadrës së Santiago Solarit.
Goditja nga një distancë prej 30 metrash nga Casemiro i dërgoi në avantash madrilenët, ndërsa goli tjetër në kohën shtesë nga fituesi i Topit të Artë vulosi gjithçka në Bernabeu.
Me këtë fitore, ‘Los Balncos’ kalojnë në pozitën e tretë në tabelë me 36 pikë, shtatë më shumë se lideri i tabelës – Barcelona./arbresh.info/
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit