Real Madridi ka vendosur të marrë një vendim të paprecedentë sa i përket strategjisë së tyre të transferimeve dhe mund të jetë lajmi më i keq i mundshëm për disa klube të Ligës Premier.
‘Los Blancos’ tashmë ka qenë mjaft i zënë këtë verë, pasi ka kompletuar një prej transferimeve më të mëdha në historinë e klubit duke siguruar shërbimet e Kylian Mbappe.
Carlo Ancelotti do të mirëpresë gjithashtu edhe Endrickun i cili do t’i bashkohet Real Madridit sapo të mbushë 18 vjet.
Aktiviteti i transferiemve këtë verë ka qenë mjaft i zjarrtë edhe për faktin se u larguan disa lojtarë veteran si Nacho Fernandez dhe Toni Kroos, me këtë të fundit që u pensionua nga futbolli profesionist.
Në aspektin e prurjeve të reja, Real Madridi është lidhur fortë me transferimin e mbrojtësit francez Leny Yoro i cili raportohet se preferon kalimin tek gjiganti spanjoll para opsioneve të tjera.
Në mesin e kësaj ‘lufte’ që po zhvillohet, Real Madridi raportohet se ka adaptuar një strategji të re të transferiemve që mund të jetë një goditje e rëndë për klubet tjera.
Relevo ka raportuar se madrilenët do të monitorojnë Lojërat Olimpike si pjesë e strategjisë së re të klubit sa i përket transferimeve.
Siç shton tutje raporti, ata nuk do të fokusohen në Euro 2024 dhe në Copa America, aty ku shumica e klubeve skanojnë për lojtarë të rinj.
Turneu i futbollit për meshkujt dhe femrat do të mbahet në Paris këtë verë, aty ku lojtarët nën moshën 21-vjeçare do të kenë mundësinë të shfaqin talentin e tyre.
Ani pse në këtë garë nuk do të marrin pjesë kombëtare të mëdha si Brazili, Anglia, Gjermania dhe Italia, ka një numër të madh lojtarësh që Real Madridi padyshim do të jetë i etur për t’i përcjellur./Telegrafi/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...