Real Madridi do të përpiqet për të nënshkruar me sulmuesin e West Ham united, Felipe Anderson, në rast se ata dështojnë për të siguruar shërbimet e sulmuesit Eden Hazard.
Reprezentuesi i Belgjikës, Eden Hazard është përfolur që një kohë të gjatë për transferim te kampioni evropian dhe muajin e kaluar ai i ka thënë mediave se “tashmë ka marrë vendim” rreth të ardhmes së tij, transmeton portali arbresh.info.
Sipas një raporti nga Sky Sports, Chelsea tashmë ka refuzuar ofertën 70 milionëshe për lojtarin e tyre nga Madridi dhe do të ishin të interesuar vetëm në rast se shtohet një ofertë dyfishë më e madhe.
Nga ana tjetër, sulmuesi brazilian Anderson iu bashkua “Hammers” nga Lazio verën e kaluar për një tarifë rekorde për klubin anglez prej 35 milionë eurove dhe raportet pretendojnë se klubi nga Londra mendon shitjen e tij për një tarifë dukshëm më të madhe.
25-vjeçari ka shënuar tetë herë në Premierë Ligë dhe ka krijuar gjashtë asistime qysh pas kalimit te klubi anglez./arbresh.info/
Sigurohet furnizimi i rregullt me rrymë për vendin dhe ngroh...
Mundësohet furnizimi i papenguar i KEK-ut me ujë nga kanali ...
Shpërthimi në Ibër Lepenc/ Policia rrit masat e sigurisë, pë...
Moti sot me shi e borë
Shpërthimi në Ibër Lepenc, çfarë dihet deri më tani
Kurti: Punëtorët dhe zyrtarët e institucioneve po bëjnë një ...