“Real Madridi mendon seriozisht shitjen e Ronaldos për të financuar transferimin e Neymarit”

09:19 | 17 Janar 2018
Arbresh Info

Real Madridi është në dijeni që ata do të nënshkruajnë në një të ardhme të afërt me yllin e PSG, Neymar.

Ky është vendimi nga ish presidenti i ‘Los Blancos’, Ramon Calderon, i cili ishte në detyrë te Real Madridi ndërmjet viteve 2006 – 2009, transmeton portali arbresh.info. Ai beson se ekziston një substancë në thashethemet që Neymar do të largohet nga PSG së shpejti dhe se Ronaldo mund të shitet për të siguruar transferimin e tij.

“Kur lajmet të llojit të tillë dolën në dritë nga gazetat, klubi ishte i interesuar për të parë reagimin e njerëzve”, ka thënë ai për ‘Le Parisien’.

“Ata dëshirojnë të dinë se çfarë mendojnë tifozët për arritjen e Neymarit dhe për pasojat e largimit të Cristianos. Jo, kjo nuk është një çështje për shaka. Nëse Real Madridi ka lejuar që kjo informatë të publikohet, është për arsyen se ata e dinë se mund të arrihet nënshkrimi”

Calderon beson që Real Madridi e di shifrën e klauzolës së blerjes së Neymarit dhe ata do ta paguajnë atë në mënyrë për të sjell në Bernabeu yllin, transmeton portali arbresh.info.

Reprezentuesi brazilian nënshkroi për PSG-në për një tarifë rekorde prej 222 milionë euro gjatë verës së kaluar. Por, sezoni i skuadrës parisiane ka qenë i mbushur me thashetheme se Neymar nuk është i kënaqur dhe dëshiron të largohet.

“Mendoj se Madridi duhet ta dijë që Neymar ka një klauzolë të blerjes që ata mund të paguajnë atë dhe nëse lojtari është i interesuar me dinë për tu transferuar”, vazhdoi ai.

“Kjo është gjithashtu një mënyrë për të vendosur presion në Cristiano Ronaldon dhe për inkurajuar atë që të largohet”

“Jam i bindur që ky është një operacion që është në mendjen e presidentit dhe ideja e tij për Cristianon që të largohet. Të hollat që ata do të sigurojnë për transferimin e tij do t’i lejojnë atij të paguaj për një lojtar të jashtëzakonshëm si Neymari”

‘Los Blancos’ janë aktualisht në pozitën e katërt në La Liga dhe duken se kanë hequr dorë plotësisht nga gara për titull me rivalin e përbetuar – Barcelonën./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme