Real Madridi thuhet se është i vendosur për të bërë një ofertë të re prej 180 milionë euro për yllin belg të Chelseas, Eden Hazard, pasi “Blutë” refuzuan ofertën e parë prej 150 milionë euro nga klubi.
Kështu raporton ‘Don Balon’, e cila thekson gjithashtu se gjigantit spanjoll iu refuzua oferta e tyre e parë për anësorin nga skuadra e Maurizio Sarrit dhe se klubi londinez qëndron i patundur rreth kërkesës së tyre prej 200 milionë euro, transmeton portali arbresh.info.
Raporti shton gjithashtu që klubi është tani duke planifikuar të shtrojë një ofertë të re prej 180 milionë euro për sulmuesin dhe se Florentino Perez shpreson që oferta e re do të pranohet nga skuadra në Premierë Ligë.
Të paguash 180 milionë euro për Hazardin një muaj më parë do të dukej diçka e panevojshme, por me largimin e Cristiano Ronaldos pas transferimi të tij në Juventus, tani është e qartë që klubi duhet gjithsesi të arrijë marrëveshje.
Sensacioni portugez ishte një pjesë e madhe e skuadrës në Real me golat e tij dhe prezencën mbi të gjitha si një faktor kyç në suksesin e klubit gjatë sezoneve të fundit, transmeton portali arbresh.info.
Hazard ende nuk ka pasur ndonjë sezon si Ronaldo sa i përket numrit të golave, megjithatë anësori i “Bluve” ka vërtetuar këtë verë në Kampionatin Botëror se posedon atë që duhet për të mbushur hapësirën e lënë nga 33-vjeçari në Santiago Bernabeu.
Tani mbetet të shihet nëse Chelsea do të heq dorë nga çmimi i kërkuar dhe nëse do t’i lejoj Hazardit transferimin në Real për ofertën e re të lartpërmendur./arbresh.info/
Arsenali kërkon një transferim befasues në janar për yllin e...
Edi tregon se si humbi 50 mijë euro për ditëlindje
Ismaili pranon letër urimi nga guvernatori i Bankës së Angli...
Ambasadori italian takoi Tërnavën, diskutuan për tolerancë e...
Kurti: Investimi në fëmijë është investimi për një ardhme të...
Dhënia e gratit prej 100 mijë euro vëllait të deputetes së V...