Google ADS

Real Madridi me një ndryshim të madh në fanellën e sezonit të ardhshëm

09:05 | 24 Maj 2018
Arbresh Info

Fanella e re e Real Madridit për sezonin 2018/19 është publikuar online.

Në rast se ajo që shikojmë tani rezulton të jetë e vërtetë, ‘Los Blancos’ do të veshin një fanellë me vetëm një shirit bardh e zi për herë të parë që dhjetë vite, transmeton portali arbresh.info.

Bazuar në ‘Footy Headlines’, fanella e re për ndeshjet në shtëpi është me dy tone – me vija të zeza dhe manshetë në manga, si dhe logon e Fly Emirates përpara me ngjyrë të zezë.

Ajo gjithashtu përmban manshetë rreth qafës duke shtuar pak elegancë si te lojtarët ashtu edhe në tregun që është duke pritur me padurim.

E gjithë kjo kompletohet me shorce plotësisht të bardha dhe çorape./arbresh.info/

Më poshtë mund të shikoni dizajnin e fanellës për ndeshjet në shtëpi:

Më poshtë mund të shikoni dizajnin e fanellës për ndeshjet si mysafirë:

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme