Real Madridi me mungesë shumë të madhe ndaj PSG-së

11:01 | 4 Mars 2022
Fjolla Bajraktari

Më 9 mars, Real Madridi do të përballet me Paris Saint-Germainin në ndeshjen e dytë të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve.

Por, “Los Blancos” do të hyjnë në këtë ndeshje me një mungesë shumë të madhe, shkruan Gazeta Express.

Mesfushori gjerman, Toni Kroos nuk do të jetë i gatshëm për duelin e dytë ndaj skuadrës franceze, raporton Marca.

Ndeshja e parë e zhvilluar në Paris u mbyll me fitore të PSG-së me rezultat minimal 1:0, falë golit të minutave të fundit nga Mbappe. /Gazeta Express/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme