Google ADS

“Real Madridi me fat që gjendet në finale të Ligës së Kampionëve”

18:18 | 26 Maj 2018
Arbresh Info

Legjenda e Liverpoolit, Graeme Souness pretendon që Real Madridi është me fat që ka arritur në finale të Ligës së Kampionëve sepse ata nuk janë një “skuadër e veçantë”.

Real Madridi do të përballet me Liverpoolin derisa vazhdon të jetë në kërkim të trofeut të tretë radhazi në Ligë të Kampionëve mbrëmjen e sotme (e shtunë), transmeton portali arbresh.info. Por, Souness nuk mendon që Real Madridi është një skuadër e mirë ashtu siç kanë qenë në finalet e mëparshme dhe është duke mbështetur ish skuadrën e tij.

“Kjo skuadër ka një mundësi të jashtëzakonshme”, ka thënë Souness për ‘talkSPORT’. “Liverpooli duhet të rrëzoj blloqet në fillim dhe të dëmtoj Real Madridin herët”

“Reali do të ketë një besim, pasi e ka fituar atë disa herë por unë mendoj që nëse ata shënojnë herët, Liverpooli mund ta fitoj”

“Nuk ka dyshim që ata zhduken derisa loja vazhdon, prandaj ata duhet të sigurojnë epërsinë herët. Kjo nuk është një skuadër e veçantë e Real Madridit. Ata janë me fat që janë në finale. Bayerni ishte shumë më i mirë sesa ata në dy ndeshjet gjysmëfinale”

“Mendoj që Liverpooli mund ta fitoj këtë, me të vërtetë. Mendoj se Liverpooli mund t’i lëndoj ata – Real Madridi mund të lëndohet në shumë zona”

Finalja në Kiev zhvillohet duke filluar nga ora 20:45./arbresh.info/

Të ngjashme