Real Madridi me disa mungesa të rëndësishme ndaj Sociedad

13:22 | 2 Maj 2023
K.B

Real Madridi përballet sot me Real Sociedad, në kuadër të xhiros së 33 në La Liga.

‘Mbretërit’ hyjnë në këtë takim me disa mungesa të rëndësishme.

Kampioni i La Ligë udhëtoi në ‘Anoeta’ pa yjet siç janë Luka Modric, Karim Benzema, Vinicus Jr, David Alaba dhe Ferland Mendy.

Modric, Alaba, Mendy munguan edhe në ndeshjen e fundit.

Kurse Vini kishte disa shqetësime në takimin ndaj Almerias, teksa për Benzema nuk dihet ende arsyeja e mungesës së tij.

Takimi në mes Sociedad dhe Real Madrid ka rëndësi të madhe për të dy ekipet.

Klubi mbretëror e dëshiron fitoren për të mbajtur pozitën e dytë.

Në anën tjetër Sociedad për të siguruar një vend në garat evropiane.

Kujtojmë që ndeshja në mes tyre zhvillohet sot, nga ora 22:00./lajminet

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme