Niko Mihic është kryemjeku i Real Madridit që nga viti 2017, ndërsa Marca shkruan se Real Madridi e shkarkoi për shkak të problemeve të mëdha me dëmtimet e të riut turk Arda Güler.
Spanjollët shtojnë se lojtarët e Real Madridit kanë pasur probleme me lëndimet në sezonet e kaluara dhe për këtë arsye Mihic është shkarkuar.
Shumë mjekë të Realit punuan nën drejtimin e Mihic, por pas dëmtimit të ri të Gulerit, pati një ndarje.
Gjatë stërvitjes së parë në Los Angeles, Arda pati probleme me meniskun. Ai stërviti veçmas dhe klubi vendosi t’u besonte trajtimeve konservatore të prezantuara nga mjeku kroat.
Ai i siguroi të gjithë se Arda mund të luante në El Clasico në Dallas, por në fakt një mundësi e tillë nuk ka ekzistuar kurrë. Lëndimet e Arda Gulerit janë arsyeja kryesore pse Reali e ndërpreu bashkëpunimin me Niko Mihicin.
Doktor Niko Mihic ka mbaruar universitetin në Kanada, ka punuar në SHBA, ka jetuar në Madrid për 23 vjet dhe ka pasur klinikën e tij atje. Ai u soll personalisht në Real nga presidenti i klubit Florentino Perez, i cili ishte mjeku i tij personal për shumë vite. /Telegrafi/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...