Google ADS

Real Madridi konsideron shitjen e Varanes shkaku i Alabas

16:28 | 25 Janar 2021
Arbresh.info

Real Madridi ndoshta në verë do bëjë befasinë dhe të shesë qendërmbrojtësin Raphael Varane, që në vitet e fundit ka qenë i padiskutueshëm.

Francezi kohën e fundit në disa ndeshje ka bërë disa gabime dhe kjo është komentuar shumë nga bordi i klubit spanjoll, transmeton lajmi.net.

Pritet që në verë, mbrojtësi i Bayern Munichut, David Alaba të transferohet në “Santiago Bernabeu” dhe thuhet se ka nënshkruar kontratë katërvjeçare.

Sipas Marca, Reali së shpejti do vendos nëse do ta shesë Varanen ose t’ia rinovojë kontratën.

Ndërkohë, kontrata momentale i skadon në qershorin e vitit 2022.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme