Real Madridi ka befasuar të gjithë duke emëruar trajnerin e Spanjës, Juel Lopetegui, si trajner të tyre të ri vetëm 48 orë para fillimit të Kampionatit Botëror.
51-vjeçari do të largohet nga roli i tij si trajner i skuadrës kombëtare pas turneut në Rusi për të marrë detyrën te klubi në Bernabeu, transmeton portali arbresh.info. Lopetegui zëvendëson trajnerin Zinedine Zidane te gjiganti spanjoll në karrigen e nxehtë pas dorëheqjes së francezit nga kjo pozitë pasi fitoi sezonin e kaluar trofeun në Ligë të Kampionëve.
Ai ka rënë dakord për të vendosur lapsin në një marrëveshje tri vjeçare në klub.
Lopetegui, i cili në të kaluarën ka menaxhuar klubet si Porto, Rayo Vallecano dhe Real Madrid B, ka qenë trajner i kombëtares së Spanjës në dy vitet e fundit.
51-vjeçari kishte bërë vetëm një paraqitje të vetme si lojtar i Madridit./arbresh.info/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...