Real Madridi konfirmon skuadrën për ndeshjen ndaj Barçës, tifozët me kërkesë të veçantë

19:37 | 27 Tetor 2018
Arbresh Info

Real Madridi ka zbuluar skuadrën e tyre në dispozicion për ndeshjen El Clasico kundër Barcelonës në Camp Nou dhe përfshirja e një ylli ka bërë që tifozët t’i luten klubit për t’i dhënë pozitën startuese.

Tifozët e ‘Los Blancos’ nuk do të hyjnë me shumë besim në ndeshje, madje pavarësisht faktit që Barcelona do të jetë në mungesë të superyllit Lionel Messi, transmeton portali arbresh.info.

Aktualisht, Real Madridi qëndron në pozitën e shtatë në La Liga dhe performancat e tyre në ndeshjet e fundit nuk kanë kënaqur tifozët e tyre para ndeshjes madhështore që zhvillohet nesër.

Gjiganti spanjoll nuk ka fituar asnjë nga katër ndeshjet e tyre të fundit në La Liga, përfshirë këtu humbjen ndaj Levantes dhe Alaves, dy skuadra kundër të cilave ata duhet të rrëmbenin nga tri pikë.

Pas zbulimit të skuadrës së tyre për ndeshjen e së dielës, tifozët kanë reaguar në rrjete sociale duke bërë thirrje që anësori brazilian Vinicius Jr të jetë startues, thirrje që nuk besohet se do të dëgjohet duke marrë parasysh mungesën e eksperiencës së 18-vjeçarit.

Kjo është ndeshja më e madhe deri në këtë datë për Real Madridit dhe lënia në bankinë e Gareth Bales ose Marco Asensio për një 18-vjeçar nuk duket një lëvizje e mençur.

Megjithatë, kjo nuk i ka ndalur tifozët e Real Madridit për të bërë thirrje që ish ylli i Flamengos të jetë startues në ndeshjen e nesërme./arbresh.info/

https://twitter.com/realmadriden/status/1056224132269043715

https://twitter.com/prateek1793/status/1056224461341388800

https://twitter.com/Bakym13/status/1056224458569117697

https://twitter.com/dmellos/status/1056225177221120000

https://twitter.com/thechamp13ns/status/1056227113211092992

https://twitter.com/aiustn/status/1056227054084124673

https://twitter.com/caesar_lae/status/1056226205714841601

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme