Real Madridi konfirmon mungesën e Marcelos në derbin madrilen

13:55 | 28 Shtator 2018
Arbresh Info

Real Madridi ka konfirmuar se mbrojtësi Marcelo ka një problem muskulor dhe do të qëndrojë jashtë fushe për një periudhë të pacaktuar.

Mbrojtësi brazilian u detyrua të largohet nga fusha në pjesën e dytë të disfatës të së mërkurës me rezultat 3 me 0 ndaj Sevillas dhe nuk do të jetë në gjendje të rikthehet në derbin e së shtunës kundër Atleticos, transmeton portali arbresh.info.

“Pas testeve të kryera sot nga stafi mjekësor i Real Madridit në lojtarin tonë Marcelon, ai është diagnostikuar me një lëndim muskulor në pjesën e poshtme të pulpit të këmbës së djathtë”, njofton Real Madridi përmes një deklarate.

“Rikuperimi i tij do të vazhdoj të vlerësohet”

Madridi nuk ka një mbrojtës natyral për krahun e majtë si zëvendësues të Marcelos pas largimit të Theo Hernandezit në formë huazimi te Real Sociedadi, por është e mundur që Nacho Fernandes, i cili luajti si mbrojtës i krahut të djathtë kundër Sevillas, të ndryshojë krahun.

Dani Carvajal pritet të rikthehet të shtunën për derbin e madh, por Isco vazhdon të mbetet jashtë fushës për shkak të operacionit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme