Toni Kroos ka pësuar një lëndim në ndeshjen e së shtunës ndaj Granadas e vlefshme për javën e tetë në La Liga.
Real Madridi ka shënuar fitore me rezultat 4-2 ndaj Granadas në ndeshjen e zhvilluar të shtunën pasdite.
Megjithatë, nuk shkoi gjithçka në rregull për klubin mbretoër, pasi gjermani Kroos u detyrua ta lëshoj fushën si i lënduar.
Kroos u zëvendësua nga Luka Modric në minutën e 34-të, ndërsa Reali tashmë ka konfirmuar lëndimin e lojtarit të tyre shkruan Telegrafi.
“Pas testeve të kryera sot te lojtari Toni Kroos nga shërbimet mjekësore të Real Madridit, ai është diagnostikuar me një dëmtim të kofshës në këmbën e majtë”.
“Shërimi i tij do të vazhdojë të vlerësohet”, thuhet në njoftimin e klubit mbretëror.
Policia kryen bastisje në Pallatin e Rinisë
Kurti dhe Murati thërrasin konferencë për media
Erion Veliaj iu uron suksese studentëve dhe pedagogeve në vi...
Gjendet i vdekur një burrë në vendin e tij të punës në Gjako...
Persona të panjohur hyjnë me forcë në një banesë në Prishtin...
Policia shqiptoi mbi 1300 gjoba në rajonin e Ferizajt brenda...