Në dhjetor të vitit 2000, FIFA i dha Real Madridit një trofe si klubi më i mirë në shekullin e XXI.
Por ata nuk janë vetëm klubi më i mirë në 100 vitet e kaluara, por Real Madridi është gjithashtu skuadra më e mirë edhe në shekullin 21, të paktën në La Liga Santander.
Ky fakt mund të vërtetohet në bazë të pikave të fituara, që mbetet kriteri më objektiv për të krahasuar klubet.
Që nga sezoni 2000/01, Real Madrid është skuadra që ka fituar më shumë pikë, duke arritur në 1,501 pikë, vetëm dy më shumë se skuadra e dytë, e cila është Barcelona.
Një tjetër statistikë interesante është se, me fitoren e tyre të fundit kundër Leganes, Los Blancos janë bërë skuadra e parë në LaLiga Santander që kanë arritur 1.500 pikë.
Këtë numër mund ta arrijnë edhe katalanasit nëse fitojnë ndaj Real Sociedadit.
Los Blancos mund të mbesin në krye nëse fitojnë me Athletic Bilbaon. /Telegrafi/
80 për qind e tiranasve kundër organizimit të “Kampionatit ...
Putini nënshkruan ligjin që ua mundëson të pandehurve t’i ba...
Indonezia ngre alarmin për shkak të shpërthimit të vullkanit...
Haradinaj i zhgënjyer me punimet në autostradën Prishtinë-Gj...
Me ftesë të Macronit, Osmani përfaqëson Kosovën në Samitin e...
Tentoi të fuste në Shqipëri 18 mijë euro pa i deklaruar, pro...