Gjiganti në La Liga, Real Madridi raportohet se ka vendosur për të ardhmen e dy yjeve të tyre në sulm.
Të dy, Gareth Bale dhe Karim Benzema, janë nën presion të vazhdueshëm, por tani duket që ‘Los Blancos’ kanë vendosur përfundimisht për të ardhmen e tyre, transmeton portali arbresh.info.
Kampioni i Evropës ka pasur një sezon të përzier në ligë, ndërkohë që vazhdojnë të jenë në gjysmëfinale të UEFA Ligës së Kampionëve ku përballja e tyre e ardhshme është ajo kundër gjigantit gjerman – Bayern Munichut.Bazuar në ekspertin e futbollit spanjoll, Guillem Balague, fituesi i Ligës së Kampionëve do të mbajë njërin prej tyre, ndërsa tjetrin do ta lejoj të largohet gjatë verës.
“Të shohim se çfarë do të ndodhë me Karim Benzeman. Ata do të përpiqen për të mbajtur atë dhe për të shitur Balen, megjithëse ai nuk dëshiron të largohet”, ka thënë Balague për ‘Sky Sports’.
Balague ka zbuluar gjithashtu se Real Madridi është i gatshëm për të ofruar një “shumë të madhe” të hollash për Robert Lewandowskin./arbresh.info/
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...